SOT JANË KONFIRMUAR 40 RASTE TË REJA TË COVID-19, NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARËVE ËSHTË 1898 ,11 PACIENTË TË RIKUPERUAR ,1 PACIENTË NDËRROI JETË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 11 pacientë të rikuperuar në: Shkup-2, Stip-1, Prilep-4, Veles-2, Kocani-2.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 56-vjeçar nga Prilep, i cili është trajtuar në klinikë qe nga 12 maji .
Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 549 testime dhe janë konfirmuar 40 raste të reja të Covid-19, edhe atë në: Shkup-26, Kumanovë-1, Prilep-1, Tetovë-10, Veles-1, Manastir-1 Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.898, numri i pacientëve të rikuperuar është 1.378, numri i të ndjerëve është 111, dhe për momentin numri i rasteve aktive në vend është 409. Shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është:
• Shkup – 673, aktiv 169
• Kumanovë – 419, aktiv 23
• Dibër – 51, aktive 0
• Shtip-38, aktiv 3
• Prilep-204, aktiv 55
• Tetovë – 161, aktive 73
• Strugë – 71, aktive 5
• Veles – 127, aktiv 52
• Manastir –28, aktiv 9
• Ohër-21, aktiv 6
• Kavadar – 5, aktiv 0
• Gostivar-21, aktiv 4
• Gjevgjeli – 4, aktiv 0
• Strumicë – 3, aktive 1
• Kriva Palankë – 6, aktive 1
• Radovish – 4, aktiv 0
• Krushevë – 3, aktiv 0
• Kocanë – 31 , aktiv 1
• Probishtip – 2, aktiv 0
• Kërçovë – 2, aktive 0
• Negotinë -9, aktiv 2 (* 7 persona të infektuar në Njësin Rajonale Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktiv 0
• Makedonski Brod – 2, aktiv 0
• Pehçevë – 3, aktiv 1
• Delçevë-1, aktiv 0
• Valandovë -1, aktiv 0
• Vinicë – 3, aktiv 1
• Kratovë-2, aktiv 1
• Berovë-1, aktiv 1
• Sveti Nikole-1, aktiv 1

549 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-302, Fakultetit të Veterinarisë- 25, Avicena – 24, Biotek-36, Filip i Dytë (Zhan Mitrev)–42, Sistina me metodë PCR –26 dhe ASHAM-së -94. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 23316 testime për Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 203 teste janë pjesë e skrinimit Sot është konfirmua një rast pozitiv – tek një punonjës i kopshtit në Shkup.

Në 24 orët e kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, janë pranuar 7 pacientë të rinj ,dhe gjithësej janë të hospitalizuar 49 pacientë. Me mbështetje të oksigjenit janë 19 pacientë dhe 2 pacientë janë në ventilim mekanik .Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtator” janë pranuar 12 pacientë të rinjë , dhe gjithësej janë të hospitalizuar 25 pacientë. Në pajisje për frymëmarrje-respirator janë 3 pacientë dhe 2 pacientë të tjerë kanë një pasqyrë klinike të rëndë.

Në Spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 7 pacientë , dhe gjendja e 3 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak.
Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 5 pacientë , dhe nuk kemi pacientë në mjekim shtëpiak .

Në departamentet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Prilep , janë të hospitalizuar gjithësej 45 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid -19

Сподели на:

Related Posts