TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E SIDIKATËS SË QENDRËS KLINIKE

Sot, në Ministrinë e Shëndetësisë, është mbajtur takim pune i ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, zëvendësministrit të Shëndetësisë, Doc. Dr. Vladimir Rendevski, me përfaqësuesit e Sindikatës së Qendrës Klinike, të përfaqësuar nga Dr. Predrag Serafimoski, Dr. Nikolla Gramatikovski, motër med. Gordana Dimeska, si dhe përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Kryetarja, Prof. Dr. Kalina Stardelova dhe Ass. Dr. Maja Manoleva.

Në periudhën që vijon Ministria e Shëndetësisë do të inicojë formimin e menjëhershëm të një grupi pune, në të cilin do të ketë përfaqësues nga të dy sindikatat e shëndetësisë për të gjitha harmonizimet e mëtejshme të marrëveshjeve kolektive, të cilat në asnjë rast nuk do të jenë në dëm të punëtorëve shëndetësorë, por – përkundrazi – do të harmonizohen me rritjen e mëtejshme të rrogës minimale në vend.

Сподели на:

Related Posts