TAKIM MEXHITI – SHALA

Në takimin e sotëm të ministrit me shefen e zyrës për Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë – UNFPA, Afrodita Shala, u diskutua për thellimin e bashkëpunimeve aktuale, si dhe mundësitë për zhvillimin e të rejave.Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi në këto fusha: shëndeti i nënës, planifikimi i fertilitetit, kanceri i qafës së mitrës.UNFPA mbështet zbatimin e master planit për kujdesin perinatal, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të gjinekologëve dhe mamive në kujdesin perinatal efektiv. Përparimet fillestare në rezultatet e shëndetit të nënës dhe të porsalindurve, të arritura përpara pandemisë Covid-19 ishin rezultat i përpjekjeve dhe investimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimi vazhdon si në nivelet e politikave ashtu edhe në nivelin e ofrimit të shërbimeve.

Сподели на:

Related Posts