TAKIM PUNE I MINISTRIT SALI NË FAKULTETIN E STOMATOLOGJISË

“Investimet e vazhdueshme në arsim dhe shëndetësi kontribuojnë në cilësinë e punonjësve shëndetësorë, të përgatitur për tregun e punës dhe për avancimin e sistemit shëndetësor”, theksoi ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali në takimin e sotëm të punës me rektorin e Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi’’, prof. dr. Nikolla Jankullovski, me dekanin e Fakultetit të Stomatologjisë, prof. dr. Qiro Ivanovski dhe drejtorin e Qendrës Klinike Stomatologjike “Shën Panteleimon”, z.Arian Daci“Me investimet e realizuara në Fakultetin e Stomatologjisë janë mundësuar kushtet e duhura për zbatimin praktik të mësimdhënies, e cila është veçanërisht e rëndësishme në arsimin e lartë”, theksoi ministri Sali.Pas takimit, ministri i vizitoi sallat klinike për trajnim praktik në kuadër të Qendrës Klinike Stomatologjike „Shën Panteleimon“ dhe pajisjet e reja të blera, që janë në funksion të veprimtarisë mësimore, shkencore dhe aplikative të Fakultetit të Stomatologjisë.

Сподели на:

Related Posts