Sot me 7 Prill, Ditën Botërore të Shëndetit, hapim repartin e rinovuar të kancerit pediatrik në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, i cili është i vetmi në të gjithë vendin. Ne sigurojmë kushte më të mira për pacientët më të rinj me sëmundje onkologjike.
Falënderime për mbështetjen në shëndetin publik për kompaninë Makstil dhe menaxhmentin e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve për iniciativën dhe realizimin e suksesshëm të të gjithë projektit.
Fëmijët që trajtohen këtu në këtë Qendër janë luftëtarët tanë trima për të cilët asnjë sëmundje nuk është më e fuqishme se vullneti i tyre i çeliktë për jetë dhe ata gjithmonë meritojnë më shumë.