ZVOGËLIM I NUMRIT TË VDEKJEVE DHE RASTEVE TË REJA TË DIAGNOSTIKUARA,PJESA MË E MADHE E TË REGJISTRUARVE ËSHTË NGA SHKUPI

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor 2020, gjithsej 17,456 materiale janë testuar në laboratorë që kryejnë testime molekulare për praninë e SARS-CoV-2, një rënie prej 7.0% krahasuar me javën e kaluar.
Jabë regjistruar 6,463 raste të reja pozitive u nga 35 qytete të vendit, me rënie 4,2% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 2,610; 40,4%), me një incidencë javore – 422.6 / 100,000. Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit në periudhën raportuese është 37 përqind.
Personat e infektuar në të gjitha grupmoshat janë regjistruar. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 1,639, 25,4%). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar në personat në grupmoshat nga 30 deri 39 vjeç (n = 1,244; 19,2%), nga 40 deri 49 (n = 1,222; 18,9%), nga 50 deri 59 (n = 1,217 ; 18.8%) dhe nga 20 deri 29 (n = 791; 12.2%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët nga 0 deri 9 (n = 107; 1.7%) dhe nga 10 deri 19 vjeç (n = 243; 3.8%).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, jabë rikuperuar 5,313 njerëz që kanë qenë të hospitalizuar ose që janë trajtuar në shtëpi.

Janë raportuar 184 vdekje nga 25 qytete, më pak 10.7 përqind nga java raportuese e mëparshme.

Për sa i përket moshës, 158 persona ishin mbi 60 vjeç, 20 persona të moshës 50 deri 59 vjeç, 5 vdekje u raportuan në grupmoshën 40 deri 49 vjeç dhe një rast në grupmoshën 30 deri 39 vjeç.
Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Covid-19 për periudhën nga 30.11 deri 06.12.2020. si dhe situata kumulative me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë Veriore është publikuar në uebfaqen e Institutit të Shëndetit Publik: http://iph.mk/sq/

Сподели на:

Related Posts