FILIPÇE:PO KRYHET VAKSINIMI NË TERREN NË SHTËPIT E PLEQËVE

Procesi i imunizimit i grupeve prioritare për vaksinim i përfshin edhe shtëpitë e të moshuarve ku vaksinimi kryhet në terren për përdoruesit e akomoduar dhe për punonjësit shëndetësor në të gjitha spitalet e mjekësisë geriatrike dhe paliative në të gjithë vendin.

“Vaksinimi në terren në spitalet e mjekësis geriatrike dhe paliative dhe në shtëpitë e pleqve në Shkup dhe Manastir ka vazhduar për disa ditë . Në të dy shtëpitë, Sju Rajder tashmë ka përfunduar vaksinimin e 10 personave nga 60 në Manastir, 22 nga 60 në Shkup dhe në Qendrën për akomodimin e pleqëve Nënë Tereza 22 prej 50 përdoruesve gjithsej të akomoduar . – tha ministri Filipçe.

Vaksinimi aktualisht është duke u zhvilluar në Institutin Gerontologjik në Shkup “13 Nëntori”, dhe sistemi i pikave të tjera të vaksinimit në të gjithë vendin vazhdon dhe siç është e planifikuar sot përfshin anëtarë të Ushtrisë dhe mësues nga klasa e parë deri në të tretën.

“Vaksinimi tani është duke u zhvilluar këtu në spitalin geriatrik. Një përqindje e madhe e punonjësve shëndetësorë tashmë janë vaksinuar, afër 90 dhe kjo ishte pjesë e strategjisë sepse këta punonjës shëndetësorë me të vërtetë duhet të mbrohen, së pari të mbrojn vetën dhe së dyti të mbrojnë të moshuarit. Ne jemi duke pritur listat nga qendrat e tjera për kujdesin e të moshuarve nga qytetet e tjera Kumanovë, Prilep dhe Berovë, dhe sipas dinamikës do të vazhdojë vaksinimi i përdoruesve të akomoduar atje.

Ndërkohë, pjesa tjetër e sistemit po punon mirë dhe sot vaksinimi vazhdon në të gjithë pikat në vend në Arena A1 në Boris Trajkovski, pjesë e anëtarëve të Ushtrisë dhe mësuesve nga klasa e parë në të tretën, tani në këto moment është duke u zhvilluar vaksinimi “. – tha ministri Filipçe

Сподели на:

Related Posts