TË GJITHË INFORMACIONET PËR VAKSINIMIN ,NGA SOT NË DISPOZICION NË UEB FAQËN KOVID19VAKCINACIJA.MK – EDHE NË GJUHËN SHQIPE

Sot u lansua platforma online kovid19vakcinacija.mk, ku qytetarët mund të informohen për vaksinat, procesin dhe fazat e vaksinimit edhe në gjuhën shqipe.

Të gjitha përgjigjet për pyetjet më të shpeshta në lidhje me vaksinimin janë përmbledhur dhe janë në dispozicion këtu.

Përmes kësaj faqe mund të përdorni aplikacionin për shprehjen e interesit për vaksinim kundër COVID-19 “vakcinacija.mk“.

Imunizimi është një proces i sigurt dhe efektiv dhe është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe për të shpëtuar jetë.

Vaksinat tani janë në dispozicion për mbi 20 sëmundje që shpëtojnë miliona jetë në të gjithë botën. Të gjitha vaksinat Covid-19 janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe janë një armë e fuqishme globale për t’i dhënë fund pandemisë.

Сподели на:

Related Posts