Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 808 teste, dhe 86 raste të reja të Covid- 19 u regjistruan në: Shkup – 58, Kumanovë – 6, Prilep – 5, Tetovë dhe Shtip – nga 3 raste, Gostivar, Kërçovë dhe Gjevgjeli -nga 2 , Kavadar, Strumicë, Negotinë, Sveti Nikolë dhe Krushevë – nga 1.
Janë regjistruar 856 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 377, Manastir – 79, Prilep – 57, Ohër – 55, Kumanovë – 49, Shtip – 36, Veles – 31, Strugë – 20, Tetovë dhe Gjevgjeli -nga 19, Gostivar – 16, Sveti Nikolë, Kriva Pallankë dhe Radovish – nga 14 , Kërçovë – 9, Strumicë – 8, Koçanë- 7, Resnje- 6, Berovë -5, Bogdanci – 4, Valandovë- 3, Krushevë, Vinicë dhe Kratovë – nga 2, Kavadar, Negotinë, Dellçevë, Probishtip, Demir Hisar, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica – nga 1.
Gjithsej janë raportuar 37 persona të vdekur: 11 nga Shkupi (48, 61, 61, 65, 69, 74, 76, 77, 80, 83 dhe 90 vjeç), 5 nga Ohri (55, 64, 66, 72 dhe 85vjeç ), 4 nga Manastiri (67, 77, 89 dhe 91 vjeç) ,4 nga Kavadari (71, 73, 76 dhe 78 vjeç), 3 nga Kumanova (65, 76 dhe 84 vjeç) ,3 nga Tetova (73, 76 dhe 80 vjeç), 2 nga Prilepi (53 dhe 54 vjeç) ,1 nga Velesi (61), 1 nga Strumica (64), 1 nga Struga (60), 1 nga Dellçeva (69) dhe 1 nga Vallandova (71 vjeç). Nga pacientët e raportuar të vdekur, 4 kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe 33 kanë ndërruar jetë në spital.
Janë kryer 808 teste përmes: ISHP-90, QSHP Shkup-24, QSHP Manastir-0, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile – 0, Mjekësia Ligjore – 0, Laboratori i Spitalit Kozle – 0, KU Pulmonologji me Alergologji – 0, SP 8 Shtatori – 0, Instituti i Mikrobiologjisë – 0, MANU – 49, Zhan Mitrev (Philip II) – 124, Avicena -0, Biotek – 108, Sistina – 163, Laborator Laor – 0, Sinnalab – 0, Remedika – 0, Plodnoat – 0, Genea- 0, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 250 teste.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 710.265 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 150.672, numri i pacientëve të rikuperuar është 129.909, numri i vdekjeve është 4.714 dhe numri i rasteve aktive është 16.049 persona.