JANË REGJISTRUAR 433 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 152.002, 641 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –46 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 2.453 teste dhe 433 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:Shkup – 174, Kumanovë – 39, Manastir – 34, Ohër – 24, Strugë dhe Kërçovë – nga 16 raste, Prilep, Veles dhe Strumicë – nga 15 , Shtip – 11, Tetovë dhe Koçanë – nga 9 , Gjevgjeli dhe Vinicë -nga 8 , Kavadar – 7, Gostivar – 6, Negotinë – 5, Sveti Nikolë – 4, Dellçevë dhe Krushevë – nga 3 , Berovë, Probishtip, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – nga 2 , Kriva Pallankë dhe Resnje – nga 1.

Janë regjistruar 641 pacientë të rikuperuar nga:Shkup – 298, Manastir – 59, Prilep – 46, Strumicë- 44, Kavadar- 23, Shtip – 21, Koçanë – 20, Tetovë dhe Gostivar -nga 19 , Ohër – 13, Kërçovë – 11, Negotinë – 10, Resnje – 9 , Radovish – 8, Kriva Pallankë – 7, Vinicë- 6, Veles dhe Vallandovë – nga 5 , Strugë – 4, Kumanovë dhe Dellçevë – nga 3 , Berovë dhe Probishtip – nga 2, Demir Hisar, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica -nga 1.

Janë raportuar gjithsej 46 persona të vdekur : 15 nga Shkupi (54, 54, 54, 55, 64, 66, 69, 69, 71, 71, 72, 75, 76, 80 dhe 82 vjeç), 3 nga Manastiri ( 63, 66 dhe 73), 3 nga Stipi (55, 71 dhe 77),3 nga Koçani (57, 82 dhe 82),3 nga Velesi (65, 66 dhe 81), 2 nga Prilepi (66 dhe 85), 2 nga Strumica (78 dhe 79), 2 nga Gostivari (59 dhe 72), 2 nga Negotina (79 dhe 86) ,2 nga Kumanova (59 dhe 92),1 nga Kavadari (80), 1 nga Tetova (77), 1 nga Ohri (69), 1 nga Resnja (93),1 nga Radovishi (56), 1 nga Berova (55), 1 nga Demir Hisari (70), 1 nga Makedonski Brodi (73) dhe 1 nga Gjevgjelia (69). Një pacient ka ndërruar jetë në shtëpi dhe 45 të tjerët kanë ndërruar jetë në spital.

Janë kryer 2.453 teste përmes: ISHP-377, QSHP Shkup-63, QSHP Manastir-89, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendejes Febrile – 0, Mjekësia Ligjore – 11,Laboratori i Spitalit Kozle – 10, KU Pulmonologji me Alergologji – 9, SP 8 Shtatori -8 ,Instituti i Mikrobiologjisë – 75, MANU – 85, Zhan Mitrev (Philip II) – 166, Avicena – 264, Biotek – 250, Sistina – 161, Laborator Laor – 101, Sinlab – 44, Remedika – 29, Plodnost – 29 , Genea- 13, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 669.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 718.626 teste Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.002, numri i pacientëve të rikuperuar është 132.171, numri i vdekjeve është 4.818 dhe numri i rasteve aktive është 15.013.

Сподели на:

Related Posts