Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.016 teste dhe 25 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 15, Kumanovë – 4, Prilep, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Berovë dhe Vinicë – nga 1.
Janë regjistruar 408 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 160, Prilep – 38, Strumicë – 30, Manastir – 28, Ohër – 25, Kumanovë – 15, Shtip dhe Strugë – nga 13 , Veles, Kavadar dhe Koçanë – nga 9, Sveti Nikolë – 8, Vinicë – 6, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 5, Tetovë, Gostivar dhe Dojran-nga 4 ,Kriva Pallankë, Dibër, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 3, Kërçovë, Probishtip, Krushevë dhe Pehçevë – nga 2, Radovish, Dellçevë dhe Demir Hisar – nga 1.
Gjithsej janë raportuar 16 persona të vdekur: 6 nga Shkupi (61, 65, 71, 74, 76 dhe 80), 2 nga Tetova (69 dhe 82) ,1 nga Manastiri (85), 1 nga Ohri (79),1 nga Kumanova (55), 1 nga Kavadari (83), 1 nga Gostivari (77), 1 nga Kërçova (72),1 nga Radovishi (62) dhe 1 nga Dellçeva (72vjeç).Nga të raportuarit , 2 persona kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe 14 personat e tjerë kanë ndërruar jetë në spital.
Janë kryer 1.016 teste përmes: ISHP-146, QSHP Shkup-73, QSHP Manastir-0, QSHP Prilep-23, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile -0, Mjekësia Ligjore-0, Laboratori i Spitalit Kozle -0, KU Pulmonologji me Alergologji –0, SP 8 Shtatori -0 , Instituti i Mikrobiologjisë – 0, MANU-42, Zhan Mitrev (Philip II) -223, Avicenna-0, Biotek-123, Sistina-166, laboratori Laor-0, Sinlab-0, Remedika -0, Plodnost-0, Genea-0 Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta)- gjithsej 220.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 741.021 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.051, numri i pacientëve të rikuperuar është 138.370, numri i vdekjeve është 5.109 dhe numri i rasteve aktive është 10.572.