Day: 21 Dhjetor, 2020

KA FILLUAR TRAJNIMI I MOTRAVE MEDICINALE PËR NGRITJEN E KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR

Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbështetur nga Grupi i Punës për Promovimin e Infermierisë, zhvilluan trajnimin për motrat medicinale të kujdesit primar shëndetësor (KPSH).Trajnimi u përgatit në përgjigje të modelit të ri të kujdesit shëndetësor primar të promovuar në vend në fillim të vitit 2019. Të dy modulet e seminareve zgjasin deri […]

MBI 400 PACIENTË ME KOVID 19 TË TRAJTUAR ME PLAZMË RIKUPERUESE-KONVALESHENTE

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se gjithsej 502 njësi të plazmës rikuperuese janë siguruar për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19, nga të cilat 399 njësi janë siguruar përmes dhurimit standard dhe 103 njësi të plazmës rikuperuese përmes procedurës së aferizës nga gjithsej 48 dhuruesve. Gjithsej 449 dhurues dhuruan plazmë për të trajtuar […]

SOT JANË REGJISTRUAR 357 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 78305 ,689 PACIENTË JANË RIKUPERUAR – 18 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1387 teste, dhe janë regjistruar 357 raste të reja të Covid-19 në: Shkup-132, Kumanovë-15, Dibër-4, Shtip-11, Prilep-17, Tetovë-14, Strugë-9, Veles-4, Manastir-18, Ohër-24, Kavadar-18, Gostivar-8, Gjevgjeli-18, Strumicë-18, Kriva Pallankë-5, Radovish-1, Krushevë-1, Koçanë-8, Probishtip -5, Valandovë-1, Vinicë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikolë-2, Kërçovë-8, Resnjë-8, Negotinë-6. Instituti i […]

FESTO ME PËRGJEGJËSI

Le t’i përkushtohemi familjes gjatë pushimeve, dhe t’i lëmë festimet me më shumë miq për vitin e ardhshëm. Le të mos lejojmë që momentet e mira të bëhen kujtime të këqija. Ne do t’i kompensojmë me lehtësi festimet e humbura, por tani le të mendojmë për shëndetin dhe të ndihmojmë profesionistët e shëndetit