“BARAZIA SHËNDETËSORE, KOHEZIONI DHE QËNDRUSHMËRIA NË MAQEDONINË E VERIUT: DREJT TRANSFORMIMIT TË SISTEMIT SHËNDETËSOR ”- TEMA E FORUMIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË

“Barazia shëndetësore, kohezioni dhe qëndrueshmëria në Maqedoninë e Veriut: Drejt transformimit të sistemit shëndetësor ”- kjo është tema e Forumit të sotëm Kombëtar të Shëndetësisë, të cilit iu drejtua Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti.“Tashmë për një periudhë të gjatë me mbështetjen e agjencive të OKB-së dhe partnerëve të tjerë të zhvillimit, ne jemi përpjekur të ndërtojmë një sistem të kujdesit shëndetësor parësor që është i aftë të sigurojë kujdes me cilësi të lartë që plotëson nevojat e popullatës, për të cilën ishte e nevojshme kornizë ligjore e përshtatshme. Besoj se të gjitha përpjekjet e përbashkëta do të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të popullsisë, rritjen e qasjes në kujdesin shëndetësor, veçanërisht për grupet e cenueshme, kjo duhet të jetë një nga përparësitë tona në të ardhmen, “tha Mexhiti në fjalën e tij.Në Forum ka pjesëmarrës nga një numër i madh sektorësh, institucione shëndetësore, përfaqësues të autoriteteve lokale, por edhe përfaqësues nga sektori joqeveritar, nga shoqatat civile dhe profesionale, të cilët në këtë aspekt mund të japin një kontribut të rëndësishëm në tejkalimin e sfidave në këtë fushë.

Сподели на:

Related Posts