Falë një projekti të efiçiencës së energjisë të sektorit publik të ngritur nga Banka Botërore, një infrastrukturë krejtësisht e re do të zbatohet në disa institucione të kujdesit shëndetësor në qytete anembanë vendit. Kjo ka një rëndësi të madhe në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së institucioneve shëndetësore publike.
Mbështetja që Banka Botërore ka manifestuar vitin e kaluar dhe falë së cilës është menaxhuar kriza me Covid -19 do të thotë shumë për sistemin shëndetësor. Banka Botërore është një partner në të cilin mund të mbështetemi për të forcuar segmentet kryesore të kujdesit shëndetësor dhe sinqerisht besoj se ky partneritet dhe bashkëpunim do të vazhdojë. Në periudhën e kaluar, ne arritëm të rrisim kapacitetin spitalor dhe të rrisim ndjeshëm investimet në fushën e infrastrukturës, pajisjeve, si dhe shpërblimet e stafit- tha Ministri Filipçe.