FILIPÇE:REPUBLIKA E BULLGARIS DO TË DHUROJ NJË PJESË TË VAKSINAVE TË SAJ PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Republika e Bullgarisë do të dhurojë një pjesë të secilës dërgesë të vaksinave kundër COVID-19, të cilën ata e blenë direkt nga prodhuesit, në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm u vendos në seancën e Qeverisë në Sofje, ku foli edhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe.

Me këtë vendim, vaksinat kundër COVID-19 do të mbërrijnë në vendin tonë në të njëjtën kohë si në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri në Sofje është me ftesë të Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të Shëndetësisë prof.Kostadin Angelov. Pas seancës së Qeverisë, Filipçe shpjegoi vendimin e Qeverisë Bullgare në lajmet në TV Sitel.

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Bullgarisë vendosi që nga secila sasi e vaksinave kundër Covid 19, e cila mbrin në Republikën e Bullgarisë, një shumë e caktuar duhet të jetë e destinuar për qytetarët tanë dhe ajo të jetë në formën e një donacioni. Me këtë ne praktikisht arrijmë vaksinat me të njëjtën dinamikë kohore me të cilën do të mbrijn edhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria, si një anëtare e BE, kishte privilegjin të negocionte drejtpërdrejt me një numër prodhuesish.Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion do të fillojmë shkurtimisht procesin e vaksinimit dhe do të lehtësojmë qasjen në vaksina në mënyrë që të mund të vaksinojmë 60 deri në 70% të popullsisë – tha Ministri Filipçe.

Përveç një donacioni nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë siguroi vaksina përmes mekanizmit Kovaks. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet jo-BE, të cilat mund të ndërmjetësohen nga vendet anëtare. Deri më tani, Polonia dhe Greqia i kanë ofruar këtë lloj ndihme vendit tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut po negocion me prodhuesit për furnizim të drejtpërdrejtë të vaksinave edhe prej tyre.

Сподели на:

Related Posts