Gjatë ditës së djeshme, 730 qytetarë u vaksinuan në pikat e kontrollit në të gjithë vendin. Çdo ditë, 30 deri në 55 persona vaksinohen në një pik vaksinimi. Sipas të dhënave të Sistemit Kombëtar Termini im, interesimi i qytetarëve mbi 77 vjeç të cilët dje filluan procesin e vaksinimit është i lartë, dmth vetëm 2% e qytetarëve që kishin një caktim takimi nuk morën vaksinën.
Vaksinimi i personave që i përkasin grupit 1b filloi dje në Shkup, dmth në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair dhe Bukuresht, dhe në Shtëpit e Shëndetit në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë dhe në Spitalin e Kavadarit.
Vaksinimi do të fillojë nesër në qytete të tjera – Tetovë, Strugë, Negotinë, Kriva Pallankë, Vevçanë, Vallandovë, Rostushë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Sveti Nikolë, Resnje, Demir Hisar, Krushevë, Makedonska Kamenica, Kratovë, Kërçovë, , Vinicë, Probishtip, Dibër, Pehçevë dhe Makedonski Brod.
Vaksinimi bëhet në pikat ekzistuese të vaksinimit në objektet shëndetësore në qytete në të gjithë vendin. Pikat janë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite çdo ditë nga dita e hënë deri të premtenën.Caktim takimi për vaksinim bëhet nëpërmjet mjekut amë i cili është i detyruar t’i tregojë çdo qytetari në cilën orë duhet të vaksinohen dhe në cilën pikë të Shtëpive të Shëndetit ku kryhet vaksinimi kundër Covid 19.