INTERESI PËR VAKSINIM PO RRITET-14.033 DOZA VAKSINASH TË APLIKUARA DJE

Vaksinimi po zhvillohet  pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i personave  që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 303.574 qytetarë.

Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 13.076 qytetarë dhe dje u vaksinuan gjithsej 14.033 qytetarë. Gjithsej 145.043 doza vaksinash u aplikuan në vend, nga të cilat 121.181 qytetarë u vaksinuan me dozën e parë dhe 23.862 qytetarë u rivaksinuan. Sipas shifrave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vaksinimi kryhet në përputhje me planin kombëtar të imunizimit. Të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar.

Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 Sallën Sportive  Boris Trajkovski në Shkup, në Sallat  Sportive në Kavadari, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe më e  shpejtë për tu vaksinuar.

Сподели на:

Related Posts