DJE JANË APLIKUAR 11.393 DOZA ,GJITHSEJ JANË VAKSINUAR 496.228 PERSONA

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 496.228 qytetarë.

Që dje gjithsej 408.953 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend, . Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 8.355 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 11.393 qytetarë. Gjithsej 652.680 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 243.727 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 54% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 52% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 47% e popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 39% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Vaksinimi kryhet në përputhje me planin kombëtar të imunizimit. Të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb-platformën vakcinacija.mk janë vaksinuar dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 SS Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadari, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk, sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar.

Сподели на:

Related Posts