JANË REGJISTRUAR 10 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 155.417, 332 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –7 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 2.825 teste, dhe 10 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar nga: Shkup – 5, Prilep dhe Vinicë – nga 2 raste, Kumanovë – 1.

Janë regjistruar 332 pacientë të rikuperuar nga: Shkup- 101, Kumanovë – 45, Manastir- 23, Prilep dhe Strumicë – nga 19, Tetovë – 16, Ohër- 15, Kërçovë – 12, Strugë- 10, Vinicë – 9, Radovish – 8, Gostivar – 7, Shtip, Resnje dhe Dellçevë – nga 6 , Veles dhe Sveti Nikollë – nga 5 , Kavadar, Negotinë dhe Gjevgjeli – nga 4, Krushevë – 3, Bogdanc- 2, Koçanë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar -nga 1.

Janë raportuar gjithsej 7 persona të vdekur: 1 nga Kumanova (69vjeç),1 nga Prilepi (78), 1 nga Tetova (77), 1 nga Gostivari (77), 1 nga Koçani (80), 1 nga Shtipi (69) dhe 1 nga Strumica (52). Nga të raportuarit , tre persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, dhe 4 të tjerët në spital.

Janë kryer 2.825 teste përmes: ISHP-409, QSHP Shkup-31,QSHP Manastir-84, QSHP Prilep-55, QSHP Tetovë-14, QSHP Kumanovë-49, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-1, laboratori i Spitalit Kozle-0, KU Pulmonologji me alergologji 0,SP 8 Shtatori-13, Instituti i Mikrobiologjisë-36, MANU-0, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -102, Avicenna-251, Biotek-328, Sistina-117 , laboratori Laor-420, Sinlab-12, Remedika-17, Plodnost-56, Genea-32, Nikob lab-155, VFV Medical-0, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 643.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 814.518 teste të Covid-19 .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.417, numri i pacientëve të rikuperuar është 149.292, numri i vdekjeve është 5.455 dhe numri i rasteve aktive është 670.

Сподели на:

Related Posts