JANË REGJISTRUAR 16 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 155.379, 38 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –7 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.109 teste dhe janë regjistruar 16 raste të reja të KOVID-19 nga:Shkup – 8, Kumanovë – 2, Manastir, Tetovë, Gostivar, Strugë, Gjevgjeli dhe Sveti Nikollë – nga 1.

Janë regjistruar  38 pacientë të rikuperuar nga:Shkup – 17, Velei dhe Radovishi –nga  4 , Ohër – 3, Tetovë, Kavadar, Kërçovë dhe Makedonski Brod – nga 2 , Probishtip dhe Makedonska Kamenicë – nga 1.

Janë raportuar gjithsej 7 persona të vdekur: 2 persona nga Shkupi (77 dhe 73),1 nga Manastiri (67), 1 nga Tetova (71),1 nga  Kërçova (80),1 nga  Kavadari (86) dhe 1 nga Koçani (70).Nga të  raportuarit, 2 persona kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe 5 kanë ndërruar jetë në kushte  spitalore.

janë kryer 3.109 teste përmes: ISHP-458,QSHP Shkup-47, QSHPManastir-70, QSHP Prilep-47, QSHP Tetovë-24, QSHP  Kumanovë-47 Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile -0, Mjekësia Ligjore-4, laboratori i Spitalit  Kozle -0, KU Pulmonologji me alergologji -0, SP 8- Shtatori -11, Instituti i Mikrobiologjisë-85, MANU-40, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -221, Avicenna-339, Biotek-526, Sistina-175 , laboratori Laor-287, Sinlab-121, Remedika-51, Plodnost-45, Genea-41, Nikob labo-140, VFV Medical-22, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta)- gjithsej 308.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 807.837 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19  në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është  155.379, numri i pacientëve të rikuperuar është 148.910, numri i vdekjeve është 5.442 dhe numri i rasteve aktive është 1.027.

Сподели на:

Related Posts