JANË REGJISTRUAR 28 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 155.469, 23 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –5 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 2.619 teste, dhe janë regjistruar 28 raste të reja të COVID-19 nga: Shkup – 16, Kumanovë- 9, Tetovë – 2, Prilep – 1.
Janë regjistruar 23 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 15, Ohër dhe Strugë- nga 3 , Kumanovë dhe Koçanë -nga 1 .

Janë raportuar gjithsej 5 vdekje: 3 persona nga Shkupi (61, 75 dhe 79) ,1 nga Kumanova (45) dhe 1 nga Struga (72). Nga të raportuarit , të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.

Janë kryer 2.619 teste përmes: ISHP-189, QSHP Shkup-69, QSHP Manastir-57, QSHP Prilep-51, QSHP Tetovë-27, QSHP Kumanovë-49, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-1, laboratori i Spitalit Kozle-4, KU Pulmonologji me alergologji 12, SP 8-Shtatori-9, Instituti i Mikrobiologjisë-43, MANU-72, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -115, Avicenna-221, Biotek-314, Sistina-131 , laboratori Laor-300, Sinlab-35, Remedika-41, Plodnost-63, Genea-18, Nikob lab-222, VFV Medical-39, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta)- gjithsej 537.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 821.365 teste të Covid-19 .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.469, numri i pacientëve të rikuperuar është 149.551, numri i vdekjeve është 5.467 dhe numri i rasteve aktive është 451 persona.

Сподели на:

Related Posts