JANË REGJISTRUAR 627 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 148.618, 765 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –47 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.865 teste, dhe 627 raste të reja të COVID-19 u regjistruan në: Shkup – 218, Manastir – 66, Kumanovë – 54, Prilep – 31, Ohër – 22, Strumicë – 21, Tetovë – 20 , Veles – 19, Shtip – 18, Kavadar – 16, Gostivar dhe Kërçovë – nga 15, Koçanë – 13, Gjevgjeli – 12, Sveti Nikolë dhe Berovë – nga 9, Strugë- 8, Dibër – 7, Resnje dhe Vinicë – nga 6 , Valandovë – 5, Negotinë, Radovish, Dellçevë, Probishtip, Demir Hisar dhe Pehçevë -nga 4 , Kriva Pallankë, Kratovë dhe Makedonski Brod – nga 3, Bogdanci dhe Makedonska Kamenica – nga 2.

Janë regjistruar 765 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 387, Kavadar – 57, Manastir – 50, Prilep – 37, Kumanovë – 35, Veles – 30, Negotinë – 25, Tetovë – 22, Shtip – 17, Koçanë- 16, Resnje – 12 , Gostivar – 11, Strumicë – 10, Gjevgjeli – 8, Radovish dhe Demir Kapijë- nga 7, Kriva Pallankë – 6, Kërçovë, Sveti Nikolë dhe Berovë – nga 4, Probishtipi, Demir Hisari dhe Bogdanci – 3, Makedonski Brod , Strugë, Vinicë, Pehçevë, Kratovë dhe Krushevë – nga 1.

Gjithsej 47 persona të vdekur janë raportuar: 22 nga Shkupi (45, 52, 57, 58, 60, 61, 62, 63, 63, 65, 68, 68, 69, 76, 76, 77, 81, 82, 82, 82 , 82, 83 dhe 89 vjeç), 3 nga Berova (71, 72 dhe 78), 2 nga Kavadari (61, dhe 82),2 nga Manastir (53 dhe 73), 2 nga Prilepi (58 dhe 78), 2 nga Kumanova (45 dhe 66),2 nga Tetova (72 dhe 78), 2 nga Radovishi (60 dhe 70), 2 nga Struga (68 dhe 92),2 nga Ohri (49 dhe 72),1 nga Velesi (83), 1 nga Negotina (80), 1 nga Shtipi (83), 1 nga Strumica (79), 1 nga Koçani (44) dhe 1 nga Kërçova (70). Nga pacientët e vdekur , tre kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe 44 të tjerët kanë ndërruar jetë në spital.

  • 15 prej tyre vdiqën në mars në një klinikë private dhe ata u raportuan sot.

Janë kryer 2.865 teste përmes: ISHP-558, QSHP Shkup-68, QSHP Manastir-66, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-3, Mjekësia Ligjore-11, Laboratori i Spitalit Kozle-0, KU Pulmonologji me Alergologji-0, SP 8 Shtatori 14 , Instituti i Mikrobiologjisë-70, MANU-108, Zhan Mitrev (Philip II) -141, Avicenna-254, Biotek-236, Sistina-181, laboratori Laor-209, Sinlab-57, Remedika-47, Plodnoat- 62 , Genea – 2, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 778 teste.

Deri më tanë në vend janë kryer gjthsej 698.132 teste të Covid-19 .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 148.618, numri i pacientëve të rikuperuar është 125.593, numri i vdekjeve është 4.556, dhe numri i rasteve aktive është 18.469 persona.

Сподели на:

Related Posts