JANË REGJISTRUAR 890 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 145.001, 1.024 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –35 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

JANË REGJISTRUAR 890 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 145.001, 1.024 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –35 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3.284 teste, dhe 890 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 349, Manastir – 68, Kumanovë – 59, Prilep – 52, Tetovë – 36, Strumicë – 35, Veles – 32 , Ohër – 29, Kavadar – 27, Shtip – 25, Koçanë – 24, Kërçovë – 20, Gostivar – 19, Vinicë – 15, Gjevgjeli – 14, Negotinë dhe Valandovë -nga 11 raste, Strugë, Sveti Nikolë dhe Radovish – nga 9, Probishtip- 7, Kriva Pallankë-nga 6, Resnje dhe Berovë – nga 4 , Dellçevë dhe Demir Hisar -nga 3 , Bogdanci, Demir Kapijë dhe Kratovë – nga 2 , Krushevë, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Dojran -nga 1 .

Janë regjistruar 1.024 pacientë të rikuperuar nga: Shkup- 464, Manastir- 74, Kumanovë – 65, Prilep – 60, Kavadar – 51, Veles – 40, Gostivar- 27, Shtipi – 26, Tetova – 25, Strumica dhe Gjevgjeli – nga 21 . Berovë – 16, Koçanë – 15, Kërçovë, Negotinë dhe Vallandovë – nga 13 , Radovish – 12, Resnje – 9, Sveti Nikolë – 8, Kriva Pallankë – 7, Vinicë dhe Bogdanc -nga 6 , Makedonski Brod dhe Dibër – nga 5, Probishtip, Demir Kapijë, Krushevë dhe Dellçevë – nga 4 , Pehçevë – 3, Kratovë – 2, Dojran – 1.

Janë raportuar gjithsej 35 persona të vdekur: shtatë nga Shkupi (35, 39, 61, 69, 73, 80, 84), 6 nga Kumanova (65, 70, 73, 74, 76 dhe 87), 3 nga Prilepi (71, 72 dhe 77) ,3 nga Manastiri (64, 65 dhe 74), 2 nga Kavadari (75 dhe 76), 2 nga Velesi (53 dhe 79), 2 nga Shtipi (67, 69), 2 nga Strumica (54 dhe 84), 2 nga Kriva Pallanka (71 dhe 72),2 nga Struga (62 dhe 72), 1 nga Gostivari (77), 1 nga Koçani (34), 1 nga Kërçova (57) dhe 1 nga Ohri (77). Nga pacientët e vdekur, të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.

Janë kryer 3.284 teste përmes: ISHP-534, QSHP Shkup-65, QSHP Manastir-90, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-11, Laboratori i Spitalit Kozle-17, KU Pulmonologji dhe Alergologji-0, SP 8 Shtatori -14 , Instituti i Mikrobiologjisë-84, MANU-121, Zhan Mitrev (Philip II) -153, Avicenna-256, Biotek-243, Sistina-198, laboratori Laor-152, Sinlab – 51, Remedika-54, Plodnost – 64, Genea – 3,Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta)- gjithsej 1.174.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 681.272 teste të Covid-19 .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 145.001, numri i pacientëve të rikuperuar është 120.707, numri i të vdekurve është 4.357 dhe numri i rasteve aktive është 19.937 persona.

Сподели на:

Related Posts