JANË SIGURUAR KAPACITETE SHTESË SPITALORE ,QYTETARËT DUKE RESPEKTUAR MASAT DO TË NDIHMOJNË PUNONJËSIT SHËNDETËSOR NË BETEJËN ME COVID-19

Ministria e Shëndetësisë informon se përkundër presionit të madh ndaj spitaleve në vend, të cilat po mbushen më shpejtë me pacientë me Covid, janë siguruar vende të lira në disa klinika, Instituti për Sëmundjet e Mushkërive Kozle, si dhe në klinikat interne.

Të gjithë spitalet dhe personeli mjekësor janë mobilizuar plotësisht. Dhe në spitalet në të gjithë vendin, sistemi menaxhohet çdo ditë midis departamenteve ekzistuese të sëmundjeve infektive në institucionet shëndetësore dhe spitalet modulare.

Kjo krizë shëndetësore, e prekur nga vala e tretë, ndoshta më e forta ndonjëherë, është e pranishme kudo – në vendin tonë, në rajon, në të gjithë Evropën. Situata është kritike, por qytetarët nuk duhet të shqetësohen, ata që kanë nevojë marrin kujdes shëndetësor dhe trajtim adekuat në spitale në çdo kohë.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat për mbrojtje nga virusi Covid-19. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve individualisht të kontribuojnë në luftën kundër koronavirusit dhe të ndihmojnë punonjësit shëndetësorë në këtë betejë rraskapitëse që ka zgjatur për më shumë se një vit.

Сподели на:

Related Posts