KAPACITETET SPITALORE PËR PACIENTËT ME COVID ËSHTË RRITUR PËR 50%

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, në koordinimin e mëngjesit me drejtorët e Qendrave Covid dhe Kryetarin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, diskutuan situatën epidemiologjike në vend,për ambientet e spitalit, gjendjen e të sëmurëve. Kapaciteti spitalor për hospitalizimin e pacientëve, ndryshe nga nëntori, është rritur me 50 përqind dhe nevoja për shtrim në spital për pacientët është rritur, gjë që kërkon një qasje serioze dhe koordinim që menaxhohet me sukses. Qindra shtretër janë gjithashtu të përgatitur dhe në çdo kohë nëse është e nevojshme mund të vihen në dispozicion për të pranuar pacientë të prekur me Covid.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe disponueshmëria e terapisë spitalore për pacientët covid që janë të shtruar në spital, shpërndarja e terapisë është duke vazhduar dhe nuk ka vonesa. Sipas analizës së epidemiologëve, nuk ka nevojë të futen masa të tjera shtrënguese shtesë, dmth ato nuk do të jepnin rezultate duke qenë se jemi në fund të aktivitetit, virusit të frymëmarrjes, pra 6 deri në 8 javë nga vala e tretë. Sipas epidemiologëve, kjo do të thotë që virusi ka një infeksion të përhapur në të gjithë vendin, por nga ana tjetër ka shtretër në të gjitha spitalet në vend.

Anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive janë në koordinim dhe komunikim të përditshëm dhe do të mbajnë një takim gjatë javës. Gjatë periudhës vijuese situata mbetet për t’u monitoruar dhe nëse është e nevojshme të veprohet,atëher do të veprohet.

Сподели на:

Related Posts