MASAT E DERITANISHME MBETEN NË FUQI,TË HËNËN REKOMANDIM I RI NGA KOMISIONI PËR SËMUNDJE INFEKTIVE PËR QEVERINË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Komisioni për sëmundje infektive zhvilloi një mbledhje për të diskutuar mundësinë e lehtësimit të masave të mëparshme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive kanë vendosur t’i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore që të gjitha masat e miratuara deri tani të mbeten në fuqi.

Trendi i rasteve të reja me KOVID-19 në dy ditët e ardhshme do të merret në konsideratë në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive të hënën, pas së cilës do t’i jepen Qeverisë rekomandime të reja për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.


Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë masat, të respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë një distancë prej të paktën 2 metra dhe të mbartin pajisje mbrojtëse për fytyrën në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se përshkruara.

Сподели на:

Related Posts