MINISTRI SALI ME DHURATA PËR PACIENTËT MË TË VEGJËL – SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE

“Sot u shoqëruam me fëmijët e Repartit të sapohapur të Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Ata janë heronjtë tanë të mëdhenj, të cilët gjithmonë meritojnë më shumë”, theksoi ministri, Bekim Sali gjatë vizitës së sotme në Klinikën e Sëmundjeve për Fëmijë. Me rastin e 1 qershorit – Ditës Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri Sali u dhuroi dhurata simbolike dhe u dëshiroi shërim sa më të shpejtë dhe fëmijëri pa brenga.Repartin e Onkologjisë të Fëmijëve e vizituan së bashku drejtoresha, znj.Aspazija Sofijanova, Ambasadori i Republikës së Sllovakisë, z.Henrik Markush, si dhe përfaqësues të kompanive “Alkaloid” dhe “Makstil”.

Сподели на:

Related Posts