NË NJË MUAJ MË SHUMË SE 1,820 EKZAMINIME DHE KONTROLLE NË AMBULANCËN MODULARE NË KLINIKËN E PULMONOLOGJISË

Në departamentin e ri ambulator-poliklinik modular të Klinikës së Pulmonologjisë, më shumë se 1,820 ekzaminime dhe kontrolle janë kryer në një muaj. Mesatarisht, çdo ditë, ndërmjet 70 deri 80 pacientë vijnë për ekzaminim ose kontroll, të caktuar përmes sistemit Termini Im, si dhe gjatë kujdestaris në mbrëmje.

Në periudhën e kaluar, numri i pacientëve për ekzaminim është rritur, informon drejtori i Klinikës Universitare të Pulmonologjisë, Dr.Dejan Dokiq. Struktura e re ka katër ordinanca , dy ambulanca për pacientët përmes sistemi Termini Im, një për pranimin e pacintëve dhe referimet prioritare, dhe një për ekzaminimet e kontrollit.

Dy dhoma – spitalet ditore janë krijuar për të akomoduar pacientët ambulatorë, si dhe kabinet për spirometri, për difuzionin dhe bodypletismografinë, provokim bronkial, analiza të gazrave në gjak, test alergjie, EKG, dy dhoma pritje të ndara dhe dhoma të tjera ndihmëse.

– Në këtë mënyrë ne ndajmë pacientët me probleme të mushkërive nga të gjithë pacientët e tjerë në klinikat e tjera, të cilët më parë ishin të gjithë në një vend, dhe kështu zvogëlojmë rrezikun e transferimit të koronavirusit tek pacientët që vijnë këtu në Qendrën Klinike dhe për një tjetër simptomatologji, thekson Dr. Dokiq.

Në objektin e ri, të gjitha masat për mbrojtjen e pacientit respektohen plotësisht, temperatura matet në hyrje, të gjithë marrin një numër elektronik në dhomën e pritjes dhe persona të caktuar posaçërisht i drejtojnë pacientët brenda në ambulanca.Procedura të ndryshme diagnostike dhe ambulatore kryhen në dhoma të ndara, gjë që krijon mundësinë për përqendrim më të vogël të pacientëve në një vend dhe respektim të masave dhe protokolleve që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Сподели на:

Related Posts