NJË E-MAIL I RREMË ËSHTË PËRHAPUR NGA NJË ADRESË E RREME QË I NGJAN MINISTRIS SË SHËNDETËSISË, MINISTRIA E BRENDSHME ËSHTË NJOFTUAR DHE KY RAST ËSHTË DUKE U PROCESUAR-HETUAR

Ministria e Shëndetësisë informon se një mesazh po shpërndahet në mesin e qytetarëve me përmbajtje të pavërtetë të dërguar nga një adresë e rreme që i ngjan Ministrisë së Shëndetësisë.

Departamenti i Krimit të Kompjuterave dhe Forenzikës Dixhitale në Ministrinë e Brendshme është njoftuar dhe tashmë po punon për çështjen.

Adresa zyrtare e postës elektronike të Ministrisë përkatëse është: contact@zdravstvo.gov.mk.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien nën këtë manipulim.

Përhapja e informacionit të rremë, veçanërisht në këto kohë krize, është i rrezikshëm për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe të dëmshëm për shoqërinë në tërësi.

Сподели на:

Related Posts