NUK KA VEND PËR PANIK -MASA ËSHTË E DIMENSIONUAR PËR TË MBROJTUR PACINTËT QË JANË NË REZIK POR MBI TË GJITHË MOS ABUZOHET ME SISTEMIN

Ministri i Shëndetësisë, Doc. Dr. Venko Filipçe u takua me përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve. Në takim, ata paraqitën propozimet e tyre për zbatimin e qëndrueshëm të vendimit të Qeverisë mbi rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, për t’i kthyer të sëmurët kronikë në punë, ndërsa mos abuzohet me sistemin.

  • Bëhet fjalë për një kategori të gjerë dhe ideja është të reduktohet në nënkategori në mënyrë që të mos abuzohet me sistemin dhe të jetë i drejtë me të gjithë, dmth ata që duhet të jenë në shtëpi dhe që janë vërtet të rrezikuar, të qëndrojnë në shtëpi. Problemi i vërtetë është se ne kemi qenë dëshmitarë të abuzimeve, tha Filipçe.Të sëmurët kronikë kanë kohë deri në 23 shtator për të vizituar një specialist dhe për të marrë një vërtetim se për shkak të diagnozës dhe gjendjes së tyre nuk do të mund të kthehen në punë. Në mënyrë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë atë, takimet shtesë do të lëshohen në Termini im dhe e-ambulanca . Nëse deri më 23 shtator këta pacientë nuk arrijnë ti kenë vërtetimet , do të ketë vend për zgjatje.
  • Fillimisht, ideja ishte përgatitja e sistemit, për të bërë ndryshime në rregulloren, për të lejuar pacientët të jenë në gjendje të bëjnë një ekzaminim sipas kësaj strategjie të re, për atë që me të vërtetë ka nevojë të rij në shtëpi, për shkak të kompleksitetit të një sëmundje të caktuar kronike, ose për shkak se në një moment të caktuar ka një përkeqësim të gjendjes, por që duhet të përcaktohet nga një mjek specialist, dhe jo në përputhje me një sëmundje kronike të diagnostikuar më parë. Pacienti mund të marrë një vërtetim ose çertifikim të përshtatshme nga një specialist dhe në atë mënyrë të lirohet nga puna, shpjegoi Filipçe.
    Filipçe thekson se nuk ka vend për panik sepse masa është e dimensionuar për të mbrojtur pacientët në rrezik.
  • Më lejoni të them qartë për të pastruar dilemat, dhe natyrisht për të ulur panikun, sepse nuk ka vend për panik apo pakënaqësi. Kjo masë është dimensionuar në mënyrë që të mbrojë shëndetin e kësaj kategorie kritike të qytetarëve. Para së gjithash, ndryshimi i rregulloreve të pushimeve mjekësore në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do të lejojë që mjeku specialist të japë një vërtetim për mungesë në punë për një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, shumë më të gjatë se sa lejohej më parë, pa pasur kontrolle,pa e dërguar në komision dhe pa bërë analiza shtesë.
    Pra, në mënyrë që të lehtësohet komunikimi, aksesi për pacientët, ky vendim për t’u kthyer në punë për të gjithë të sëmurët e tjerë kronikë, të cilët nuk kanë nevojë të marrin këtë vërtetim do të jetë nga 23 shtatori, kështu që do të mbetet kohë e mjaftueshme në periudhën tjetër dhe do të ketë dhe do të ketë mjaftueshme caktim takimi përmes sistemit Termin im dhe caktim takimi shtesë për E-ambulancën, tha Ministri Filipçe.
Сподели на:

Related Posts