RAPORTI I INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK:SHKUPI ME NUMËR MË TË MADH TË REGJISTRUAR -SHUMICA E PACIENTËVE TË MOSHËS 30 DERI 39 VJEÇ

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik i cili i referohet periudhës nga 19 deri më 25 tetor 2020, gjithësej 13,993 materiale u testuan në laboratorë ku kryhet testimi molekular për praninë e SARS-CoV-2, një rritje prej ( 5.9%) krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar 3,410 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, që është një rritje prej 27.4% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,654; 48.5%), ku incidenca më e lartë javore është regjistruar – 267.8 / 100,000.

Në periudhën e përmendur, përqindja e pozitivëve nga personat e testuar është 24%.

Personat e infektuar në të gjitha grupmoshat janë regjistruar. Grupmosha më e zakonshme është 30-39 vjeç (n = 750, 22.0%). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar në njerëz në grupmoshat mbi 60 (n = 673; 19.7%), 40-49 (n = 632; 18.5%), 50-59 (n = 595; 17, 4%) dhe 20-29 (n = 539; 15.8%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 72; 2.1%) dhe 10-19 vjeç (n = 149; 4.4%).

Lidhur me shpërndarjen gjinore, u raportuan 1,695 (49,7%) femra dhe 1,715 (50,3%) meshkuj. Nga rastet, 555 ose 16.3% janë ekzaminuar në mënyrë epidemiologjike.

Pas marrjes së 2 testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri,si të rikuperuar udhëhiqen 1,566 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak , 477 më shumë se javën e kaluar.

Janë raportuar 84 vdekje në 24 qytete, një rritje prej 71.4% krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 66 persona ishin mbi 60 vjeç, 13 persona të moshës 50 deri 59 vjeç, tre vdekje u raportuan nga grupmosha 40 deri 49 vjeç dhe dy në grupmoshën 30 deri 39 vjeç. Nga vdekjet, 45 ose 53.6% janë hetuar në mënyrë epidemiologjike.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Covid-19 për periudhën 19-25.10.2020, si dhe situata Kumulative me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është publikuar në faqen e internetit të Institutit të Shëndetit Publik https://www.iph.mk/sq/

Сподели на:

Related Posts