Ministri i Shëndetësisë, Doc. Dr Venko Filipçe, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku u takua me drejtorin dhe stafin e këtij institucioni shëndetësor publik, duke theksuar ekspertizën dhe përvojën e stafit mjekësor në shumë fusha dhe suksesin e tyre në trajtimin e një numri të madh të pacientëve në të gjitha vitet e kaluara.
- Spitali në Ohër është një nga qendrat rajonale. Që në fillim, një pjesë e spitalit u nda, por edhe ekspertë, specialistë, infektologë, të cilët do të punojnë me pacientë me covid-19. Ne kemi komunikim të përditshëm në lidhje me transferimin dhe bartjen e pacientëve sipas nevojës nga një spital në tjetrin, si dhe transferimin e pacientëve në klinikat në Shkup, natyrisht për raste më të rënda. Unë do të doja të shpreh mirënjohjen për ta dhe t’i uroj, veçanërisht për transformimin e shpejtë gjatë fillimit të kësaj krize, diçka që asnjë sistem shëndetësor në botë nuk e priste, nuk ishte gati të ndodhte. Ne kemi treguar se mund t’u përgjigjemi këtyre sfidave brenda një kohe shumë të shkurtër me një rishpërndarje të tillë të stafit dhe përgatitje të kapacitetit të spitalit, tha Ministri Filipçe.
Filipçe theksoi se në dy vitet e kaluara, stafi në spital është forcuar me punësime të reja, janë pranuar mbi 70 punonjës shëndetësorë, nga të cilët 17 mjekë tashmë janë dërguar për specializim. - Ne kemi punuar intensivisht për dy vitet e fundit, shumë njerëz janë pranuar në spitalin e Ohrit. Mbi 70 profesionistë të shëndetit, nga të cilët 17 mjekë që janë dërguar tashmë për specializim. Ne kemi treguar se kujdesemi për shëndetin publik, mbi të gjitha është një nga segmentet më të rëndësishëm të shëndetit publik, dhe ata janë mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës. Ata janë shtylla e sistemit shëndetësor, ndrsa sistemi shëndetësor, si deri më tani, por tani është edhe më dukshm se është shtylla e shtetit, tha Ministri Filipçe.