Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën e Neurokirurgjisë, së bashku me një ekip mjekësh nga Klinika e Neurologjisë,tek një paciente 36-vjeçare u implantua me sukses një stimulues i nervit vagus. Kjo metodë kirurgjikale prezantohet për herë të parë në vendin tonë si një terapi e rregullt për pacientët me formën më të rëndë të epilepsisë, e cila është e vështirë të kontrollohet me medikamente. Operacioni përfshinë implantimin e mikrostimuluesit, i cili kontribuon në uljen e shpeshtësisë së sulmeve epileptike, e që tek këto pacientë mund të arrijë në dhjetëra sulme në ditë.. Elektrostimuluesi rregullohet pa tel në varësi të pacientit. Operacioni u krye sot nga Ministri i Shëndetësisë, neurokirurgu Dr. Venko Filipçe, Dr. Vlado Bashçareviq nga Klinika për Neurokirurgji në Republikën e Serbisë, ku kjo metodë tashmë është e njohur, neurokirurgu Dr. Vladimir Rendevski, drejtor i Klinikës në Shkup. Nga Klinika e Neurologjisë Dr. Emilija Cvetkovska dhe Dr. Bojan Boshkovski, me mbështetjen e drejtorit të Klinikës Dr. Ivan Barbov. Ky operacion do të kryhet sot në tre pacientë të tjerë, dhe në ditët në vijim një stimulues i nervit vagus do të implantohet në dy pacientë të tjerë me epilepsi të rëndë. Ministria e Shëndetësisë së bashku me FSSH të RMV-së e vendosën këtë metodë kirurgjikale si një terapi të rregullt për pacientët me formën më të rëndë të epilepsisë. Me këtë ne përmirësojmë jetën e këtyre pacientëve, por gjithashtu u sigurojmë atyre trajtim në shtëpi, sepse deri më tani ata kanë shkuar jashtë vendit për këtë lloj operacioni. Pacientja e cila iu nënshtrua operacionit të parë është zgjuar dhe po ndihet mirë.
/**
*/