TAKIM ME AMBASADORIN E BE-SË DEJVID GIR DHE PËRFAQËSUES TË DELEGACIONIT TË BE-SË.

Aktivitetet për avancimin e mbulimit me vaksinim kundër COVID-19 , ftesa për anëtarësim në Programin EU4Health, si dhe harmonizimi i legjislacionit në lidhje me ligjet për barnat, transplantin, kontrollin e produkteve të duhanit, ishin pjesë e temave të takimit të sotëm të Ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali me Ambasadorin e BE-së Dejvid Gir dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së.Në takim u diskutua edhe për projektet aktuale, të cilat zhvillohen përmes Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit IPA 2 dhe IPA 3, të cilat ofrojnë pajisje për sektorin e shëndetësisë, si dhe aktivitetet për uljen e ndotjes së ajrit dhe avancimin e e shëndetit të popullatës në vendin tonë.Projekti IPA 3 parashikon avancimin e shërbimeve shëndetësore perinatale, përmirësimin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jo ngjitëse, parandalimin e kancerit dhe mbështetjen për zhvillimin e shëndetit elektronik, për të cilin është përgatitur një dokument veprimi për projektin e financuar nga BE për shëndetin, avancimin dhe mbrojtjen sociale dhe barazinë gjinore.Ministri Salli në takim shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së që nga fillimi i pandemisë COVID- 19 për sistemin shëndetësor, në aspektin e pajisjeve mjekësore të ofruara për përballimin e rreziqeve shëndetësore, pajisjeve për mbrojtjen personale të personelit mjekësor,si dhe për vaksinat e dërguara përmes mekanizmit Kovaks. Mbështetja e përgjithshme e përkthyer në projekte do të kontribuojë në avancimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e diagnostikimit, si dhe parandalimin dhe trajtimin e pacientëve.

Сподели на:

Related Posts