TË RIKUPERUAR 126 PACIENTË , JANË REGJISTRUAR 19 RASTE TË REJA – NUMRI I PËRGJITHSHËME I RASTEVE TË DIAGNOSTIKUAR ËSHTË 1386 ,NDËRRUAN JETË 2 PACIENTË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 126 pacientë të rikuperuar në: Shkup – 22, Shtip -1, Strugë – 19, Ohër – 1, Veles – 6, Gjevgjeli – 3, Kavadar – 1, Kriva Palankë -1 dhe Kumanovë -72.

Dy pacientë ndërruan jetë në spitalin “8 Shtatori”, një paciente 49-vjeçare nga Lipkova (Kumanovë),e cila u pranua më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë u vendos në një pajisje për frymëmarrje -respirator dhe një pacient 73-vjeçar nga Shkupi, i cili u pranua më 19 prill në një gjendje shumë të rëndë të përgjithshme

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 335 testime, dhe 19 raste të reja të Covid-19 janë konfirmuar në: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1 .
Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë është 1386, dhe shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si më poshtë:• Shkup – 471.
Kumanovë – 371.
Dibër – 51.
Shipi-34
Prilep –141.
Tetovë – 73
Strugë – 64
Veles – 66
Manastir –19
Ohër –15.
Kavadar – 5.
Gostivar –15.
Gjevgjeli – 4
Strumicë – 2.
Kriva Palankë-5
Radovish – 4
Krushevë – 3
Kocanë – 28Probishtip – 2.
Kërçovë – 2
Negotinë -4
Demir Hisar – 1
Makedonski Brod -2
Pehçevë- 1.
Valandovë-1
Vinicë – 2
335 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-290, Fakultetit të Veterinarisë- 0, Avicena – 0, Biotek- 25, Filip i Dytë (Zhan Mitrev) – 0, Sistina me metodë PCR – 15 dhe MANU-5. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 15.120 teste për Covid-19.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë pranuar 3 pacientë të rinj, dhe aktualisht janë të hospitalizuar 62 pacientë, 5 pacientë janë në ventilim mekanik dhe 25 pacientë janë me një pasqyrë klinike të rëndë dhe me mbështetje të oksigjenit. Pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

Në spitalin “8 Shtatori” u pranuan 6 pacientë të rinj dhe gjithësej janë të hospitalizuar 29 pacientë. Me një pasqyrë klinike të rëndë janë 5 pacientë dhe gjithsej 7 pacientë janë në pajisje për frymëmarrje-respirator.

Në spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 7 pacientë, prej të cilëve 1 pacient është në gjendje të rëndë dhe me mbështetje të oksigjenit, dhe gjendja e 12 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .
Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 2 pacientë, dhe gjendja e 9 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak,dhe gjendja e tyre është stabile

Сподели на:

Related Posts