Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 29 pacientë të rikuperuar. Nga këta, 4 pacientë ishin të hospitalizuar dhe 25 që kanë qenë në mjekim shtëpiake.Pacientët e rikuperuar që kanë qenë në mjekim shtëpiak janë regjistruar në: Shkup – 21, Manastir -3 dhe Strumicë-1.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 41 raste të reja të Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup -17, Kumanovë -11, Prilep-5, Tetovë-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Kriva Palankë-1, Kërçovë-1, Negotinë-1. Personi i regjistruar në njësinë rajonale të Negotinës është banor i Demir Kapijës.
Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë është 1300, dhe shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:
Shkup – 439
Kumanovë – 353.
Dibër – 51.
Shtip-34
Prilep –131.
Tetovë – 65
Strugë – 55
Veles – 62
Manastir –17
Ohër –15.
Kavadari – 5
Gostivar –14.
Gjevgjeli – 4
Strumicë – 2.
Kriva Palankë-5
Radovish – 4
Krushevë – 3
Kocanë- 28
Probishtip – 2.
Kërçovë – 3
Negotinë -3
Demir Hisar – 1
Makedonski Brod -2
Pehçevë- 1.
Valandovë -1
Në 24 orët e kaluara janë kryer 649 testime. Përmes IPSH-437, përmes fakultetit të Veterinarisë -23, Avicena-20, Biotek-49, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) -90 dhe Sistina me metodën PCR -30.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 13.649 testime për Covid -19 .
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, po trajtohen 63 pacientë. Nga këto, 23 janë në mbështetje të oksigjenit dhe 5 janë ventilim mekanik.
Në spital “8 Shtatori” janë të hospitalizuar 31 pacientë. Me një pasqyrë klinike të rëndë, janë 7 pacientë dhe 7 pacientë janë në pajisje për frymëmarrje-respirator.
Ne spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 11 pacientë, dhe gjendja e 11 pacientëve të tjerë po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .Për momentin 3 pacientë janë të hospitalizuar në spitalin e Shtipit, dhe gjendja e 13 pacientëve të tjerë po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .