TESTE TË SHPEJTA PËR CORONA NGA NESËR NË SHTIP,GOSTIVAR,PRILEP,STRUMICË DHE KËRÇOVË

Nga nesër në pesë institucione shëndetësore në vend do të kryhet testimi i koronavirusit me analiza të shpejta të antigjenit.Testet do të kryhen në Shtëpit e shëndetit në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe në spitalin e përgjithshëm në Kërçovë.
Punëtorët e laboratorëve nga këto institucione u trajnuan në Shkup javën e kaluar, dhe gjatë kësaj jave do të vazhdojnë trajnimet e teknikëve të laboratorëve nga qytete të tjera në të gjithë vendin, në mënyrë që në kohën më të shkurtër të mundshme testet e shpejta të jenë në dispozicion të mjekëve amë në të gjithë vendin.

Vetëm mjeku amë mund të caktojë një test të shpejtë nëse pacienti përmbush algoritmin, dmth ka simptoma të virusit Covid-19, por jo më shumë se pesë ditë. Algoritmi për testim të shpejtë është nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjeku amë pasi të merrë historikun mjekësor të pacientit, vendos nëse ai do të testohet me një test PCR apo një antigjen-test të shpejtë.

Javën e kaluar në Shtëpin e shëndetit Shkup, në gjashtë pikat në poliklinikat në Çair, Çento, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Mlin Ballkan dhe Jane Sandanski janë kryer 1,138 teste, nga të cilat 398 ishin pozitive.

Сподели на:

Related Posts