702 PACIENTË ME SIMPTOMA TË COVID-19 PO TRAJTOHEN NËPËR SPITALET NË VENDË,VENDE TË LIRA KA POTHUAJSE NË TË GJITHA QENDRAT COVID

Gjatë 24 orëve të kaluara në Qendrat Covid në vend u raportua se 569 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për virusin Corona janë duke u trajtuar. Në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar 133 pacientë të sëmur shtesë ,pra numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për virusin Covid-19 të shtruar nëpër Qendrat e Covodit është 702. Ka rreth 90 shtretër spitalorë të lira në spitalet e brendshme-interne dhe gjithashtu lëshohen pacientë të shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë.
Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 75 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Covid-19 janë hospitalizuar në spitalin e Manastirit. 58 pacientë janë të hospitalizuar në spitalin e Shtipit. Në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë ka 48 pacientë, 67 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, dhe 73 pacientë pozitivë me Covid -19 në Kumanovë. 95 pacientë janë shtruar në spital në Qendrën Covid në Ohër, 91 në Prilep, 42 në Qendër Covid në Gostivar dhe 30 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Covid në Strugë. 30 pacientë janë të shtruar në spitalin në Strumicë, 23 në Koçanë, 20 në Kërçovë, 39 në Kavadari dhe 11 në Gjevgjeli të cilët janë pozitivë për virusin korona

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojn vende spitalore tek të cilët ka furnizim me oksigjen.
Përkundër fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i njësive të repartit do të jetë shtesë.

Сподели на:

Related Posts