Përfundime Kërkimi për: I

MINISTRI SALI REALIZOI TAKIM PUNE ME AMBASADORIN HOLANDEZ SH.T. DIRK JAN KOPP

Investimet nga fondet e BE-së, si dhe thellimi i bashkëpunimit në këtë segment ishte një nga temat e takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë dr.Bekim Sali me ambasadorin holandez, SH.T. Dirk Jan Kopp. Në takim u diskutua edhe për  mundësitë e bashkëpunimit për përforcimin e pajisjeve në klinikat dhe spitalet tona, si dhe sfidat […]

SIGUROHEN DY APARATE TË REJA TË REZONANCËS MAGNETIKE NË SPQ “8 SHTATORI”

Janë siguruar dy aparate të reja të rezonancës magnetike, me të cilat praktikisht po e formojmë qendrën e re diagnostike në SPQ “8 Shtatori”. Kjo ka qenë arsyeja e vizitës së sotme në këtë institucion nga ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, së bashku me Kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Bëhet fjalë për teknologjinë më të re […]

HAPET ORDINANCA GJINEKOLOGJIKE NË SHUTO ORIZARË

Sot po hapet ordinanca gjinekologjike në Shuto Orizarë, me çka po zgjidhet një problemi afatgjatë i banorëve të kësaj komune. Kjo ishte arsyeja e vizitës së ministrit Bekim Sali në këtë ordinancë. Mjeku tashmë ka lidhur kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe këtu do të jetë gjinekologu amë për gratë nga Komuna e Shuto […]

TIKA DHURON PAJISJE MJEKËSORE NË SPITALIN KLINIK TË TETOVËS

Pajisje të reja mjekësore bashkëkohore në Spitalin Klinik në Tetovë, me vlerë prej 61.000 eurosh, janë siguruar me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), kjo ishte arsyeja e vizitës së sotme të ministrit të Shëndetësisë dr.Bekim Sali. Këto pajisje janë të destinuara për Repartin e Kirurgjisë Torakale, ndërsa përbëhen nga pompa infusionale, […]

U MBAJT SIMPOZIUMI I 5-TË ME KARAKTER HUMANITAR

Sot u mbajt Simpoziumi i 5-të me karakter humanitar, nën organizim të Shoqatës së Implantologjisë së Maqedonisë me karakter ndërkombëtar, në të cilin fjalim kishte edhe ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali. Në këtë simpozium ligjëruesit ishin ekspertë të njohur nga gjashtë vende të huaja. Implantologjia është degë jashtëzakonisht e rëndësishme e stomatologjisë, andaj besoj […]

MINISTRI SALI NË TAKIM ME ODAT E MJEKËVE: NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT PËR MBROJTJEN SHËNDETËSORE

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore, në kuadër të reformave aktuale në kujdesin primar shëndetësor, aktiviteti plotësues dhe puna plotësuese e mjekëve, veprimtaria farmaceutike dhe kujdesi ndaj shëndetit dentar, ishin ndër temat e takimit të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, me përfaqësues të Odës Mjekësore, Farmaceutike dhe Stomatologjike. Kemi rënë […]

MINISTRI SALI MORI PJESË NË TAKIMIN E PUNËS SË VERIFIKIMIT TË ANALIZËS SË SITUATËS PËR INTERVENIM NË FËMIJËRINË E HERSHME

Ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, mori pjesë në takimin e punës së verifikimit të Analizës të Situatës për intervenim në fëmijërinë e hershme, e cila u zbatua nga UNICEF-i në partneritet me Fakultetin Filozofik në Shkup dhe “RISE Institute” nga Washington D.C. Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e të gjitha […]

MINISTRI SALI MORI PJESË NË HAPJEN E TAKIMIT PROFESIONAL

Sonte ministri i Shëndetësisë mori pjesë në hapjen e Takimit Profesional të organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në ngjarje marrin pjesë mjekë të specialiteteve të ndryshme, të cilët do të përcjellin përvojat profesionale nga këto takime në fushat e tyre, ndërsa këtu do të kemi mundësi të dëgjojmë […]

JANË APLIKUAR MBI 20 MIJË DOZA TË VAKSINAVE KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Mbi 20 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal janë aplikuar nga dita e djeshme në pikat e vaksinimit në gjithë vendin dhe tashmë janë caktuar 39 mijë termine. Vaksinimi, këtë vit, për herë të parë ka filluar në kohë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur fillonte në nëntor, gjegjësisht në dhjetor. – theksoi ministri […]